Nis inspektimi i plazheve në Velipojë, autoritetet kontrollojnë zonat publike e private
12/06/2023 10:27
Me nisjen e sezonit turistik, ka nisur edhe inspektimi i hapësirave private nëpër plazhe dhe lejet përkatëse,
Prefektura e Shkodrës së bashku me policinë dhe bashkinë e Shkodrës, kanë nisur mëngjesin e së hënës një aksion për inspektimin e hapësirave publike dhe private në plazhin e Velipojës.
Bëhet me dije se janë 30 subjekte me licencë 5-vjeçare, ndërsa subjektet e tjera, janë me leje 1-vjeçare shfrytëzimi.
Top Channel