Momenti kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët shqiptarë që vdiqën në Kanalin e Otrantos

12/06/2023 11:30

Ish-kryeministri Berlusconi, në një video të publikuar shihet i përlotur për tragjedinë në Kanalin e Otrantos, që ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës.

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA