
Ish-presidenti dhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka postuar një imazh të modifikuar të sheshit Maidan të Kievit në Ditën e Rusisë.
Imazhi i përpunuar me fotoshop dhe postuar nga Medvedev në Telegram, tregon sheshin në kryeqytetin ukrainas duke valëvitur një flamur rus.
Nën foto, Medvedev shkruan: “Sheshi i Pavarësisë. Së shpejti – Sheshi Rusi”.
Në foto: Sheshi Maidan me një flamur të rremë rus
Rusia rriti frekuencën dhe intensitetin e sulmeve me raketa dhe dronë në Kiev në maj, pasi u përpoq dhe dështoi për ta marrë atë në fillim të luftës.
Pavarësisht dështimit, presidenti Putin ende e sheh kryeqytetin ukrainas si çmimin përfundimtar të luftës, tha analisti ushtarak Sean Bell për Sky News në fillim të këtij muaji.
Në foto: Sheshi Maidan në 2013 me një flamur ukrainas
Top Channel