Një 52-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke kultivuar kanabis në fshatin Mnelë të Vogël.
Policia ka identifikuar dhe 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, një 60-vjeçar N. V dhe një person tjetër, ku inicialet e tij nuk janë bërë publike për shkak të konfidencialitetit të hetimeve. Në këtë operacion u gjetën dhe u asgjësuan 73 fidanë kanabis.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 persona, në bashkëpunim me shtetasin N. Gj. (të shpallur në kërkim ditën e djeshme), janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve kanabis në fshatin Mnelë e Vogël. Fidanët kanabis u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po vijon aksioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve kanabis, në fshatin Mnelë e Vogël.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel