Kosova feston sot Çlirimin/ Rama: Pa aleatët s’do kishte Republikë, dita për ta nxjerrë nga grindja absurde me aleatët

12/06/2023 09:35

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter në lidhje me 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Rama shkruan se e gjitha u arrit me ndihmën e aleatëve strategjikë, pa të cilët nuk do të kishte demokraci për shqiptarët në Kosovë.

Ai shkruan se pikërisht sot është dita për reflektim dhe për të nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë! Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”- shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA