Një pushuese nga Kosova ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel, se 46-vjeçarja Trendelina Berisha, e cila po pushonte në Shëngjin, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Sipas familjareve gruaja nuk është ndjerë mirë dhe e kanë nisur drejt spitalit, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Deri tani dyshohet për vdekje natyrale por pritet dhe dalja e ekspertizës mjeko ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA