Gjykata Tiranës jep vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës

12/06/2023 15:41

Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri. Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës.

Ai ka mundur të sigurojë një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA