Anija e parë ruse me një ngarkesë prej 45,000 metër kub naftë krudo ka mbërritur dje në portin e Karachi në Pakistan.
“Ky është një zhvillim domethënës për sektorin e energjisë në Pakistan teksa konfirmon materializimin e marrëveshjes me Rusinë”, tha një industrialist për mediat vendase.
Anija ruse “Pure Point” u ankorua në portin industrial OP2 në Karachi, teksa Pakistani raportohet se ka aplikuar me herët për naftë krudo ruse me çmim të reduktuar.
Duke tentuar të diversifikojë importet e saj të naftës, Pakistani ka nënshkruar marrëveshjes e blerjes së naftës me Rusinë, disa muaj më parë.
Mediat vendase thonë se sipas marrëveshjes Rusia ka dërguar çisternën e parë me 100,000 ton naftë krudo, disa ditë më parë në portin e Omanit.
Autoritetet vendosën ta dërgojnë atë në pjesë të ndara në Pakistan prej mungesës së kapacitetve për trajtimit e çisternave të mëdha me më shumë se 50,000 ton ngarkesa të lëngshme.
Ngarkesa e dytë nga Omani drejt Pakistanit pritet në ditët në vijim.
Kryeministri Shehbaz Sharif njoftoi dje se mbërritja e naftës ruse është një ngjarje “transformative” për vendin.
Ai tha në një koment: “Po plotësoj një tjetër premtim për vendin. Me gëzim njoftoj mbërritjen e ngarkesës së parë të naftës krudo ruse në Karachi që nis zbrazjen nesër.”
Pakistani prioste mbërrijten e çisternës prej datave 27-28 maj por prej vonesave mjeti mbërriti në portin Duqm në Oman vetëm në 7 qershor.
Anija kishte mbërritur në Kanalin e Suezit më 17 maj, ku kishte pritur në radhë për 12 ditë që ta kalonte, sipas raportimeve.
Top Channel