Zgjidhje për mbijetesë! Sirianët kthejnë mbetjet plastike në qilima për të pasur fitime

11/06/2023 15:38

Në një vendgrumbullim mbeturinash në Sirinë veri-perëndimore, banorët vendas kërkojnë plastikë për t’u shitur ricikluesve dhe për t’u shndërruar në qilima dyshemeje e sende të tjera.

Teksa Siria vijon të jetë e kontrolluar nga rebelët, riciklimi është rrallë një impuls mjedisor, por më tepër një rrugë e zymtë shpëtimi për banorët në nevojë që kërkojnë punë.

Duke u përballur me erën e keqe, insektet dhe rrezikun e sëmundjes, 39-vjeçari Mohammed Behlal hyn në grumbullin e mbeturinave për të arritur të sigurojë jetesën.

“Unë u plagosa gjatë luftës dhe nuk mund të punoja më. Erdha këtu dhe fillova të bëj këtë punë sepse nuk gjeja një punë të rregullt. Falë Zotit të paktën ne e kemi punën me plehrat. Ne jemi mirënjohës pa marrë parasysh çfarë”, tha ai.

Nga ana tjetër kthimi i plastikës në qilima, teksa bashkohet me elementë të tjerë, është një sfidë më vetë, përfshirë edhe problemet që shkakton. Për banorët vendas më e rëndësishme është sigurimi i jetesës, për këtë arsye ata punojnë me mbledhjen dhe selektimin e tyre.

Pronari i fabrikës së prodhimit shprehet se proceset e ndryshme të punës krijojnë hapësira për të punuar shumë njerëz, gjë e cila sjell përfitime monetare.

“Nga puna në plehra përfitojnë shumë njerëz. Mblidhen shumë punëtorë, për të përmbushur procese të ndryshme. Ne kemi më shumë se 30 punonjës këtu, kaq shumë familje po përfitojnë nga kjo”, Khaled Rashu- pronar fabrike.

Konflikti i Sirisë ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz dhe rreth gjysma e popullsisë së vendit të paraluftës është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre që nga shpërthimi i luftimeve në vitin 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA