100 emigrantë janë shpëtuar në brigjet greke pranë ishullit Kythera, pasi anija e që lëviznin u përball me probleme.

Mbrëmjen e 10 qershorit policia e Greqisë ka bërë të mundur gjetjen dhe transportimin e emigrantëve në një vend të sigurt. Autoritetet greke kanë njoftuar se të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihet se nga vijnë emigrantët dhe se sa kohë anija po lundronte në det të hapur. Duke qenë se mjetet lundruese janë zakonisht të vjetra dhe shpesh të mbingarkuara, aksidentet janë të shpeshta.

Sipas shifrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, të paktën 326 njerëz humbën jetën në këtë rajon vitin e kaluar. Policia bregdetare greke beson se shifra aktuale është dukshëm më e lartë.

Greqia është përballur shpesh me një fluks të lartë emigrantësh të cilët tentojnë të hyjnë në territoret e tyre në mënyrë ilegale.

Një nga opsionet më të përdorshme është rruga detare, e cila mbetet me një rrisk të lartë për jetën e emigrantëve që i drejtohen shteteve të tjera për një jetesë më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA