“Është njësoj si të të zënë pritë në shtëpinë tënde”…
Saimir Korreshi, të cilit i zunë pritë mbështetësit e Lulzim Bashës mbrëmjen e 6 qershorit, rrëfen për Top Channel prapaskenat e takimit me ish-kryetarin në një nga sallat e seancave plenare.
“Ishim të irrituar, i kërkuam sqarim Bashës, i thamë ke nxjerrë njerëz. Edhe ai e mohoi, nuk kam gisht këtu, nuk i njoh“, tregon Korreshi.
Lulzim Basha nuk arriti dot të zbusë zemërimin e deputetëve rebel, të cilët janë të bindur se rikthimi i ish-kryetarit është një vdekje e dytë për Partinë Demokratike.
“Nëse na dhimbset Partia Demokratike, Basha, Berisha, Alibeaj nuk duhet të kandidojnë”, shprehet deputeti.
Ringjallja e kësaj force politike, për të nuk do të ndodh me përshpejtimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të demokratëve.
“Na sulmuan mbështetësit e Bashës. S’do të keni më punë ketu, ç’do t’ju bëjmë. Sulmi filloi që brenda mbledhjes. Ishte i mirëorganizuar, sepse brenda thoshte dikush Gazment Bardhi me deputetët po i çon te Sali Berisha”.
Deputeti demokrat nuk e konsideron veten ushtar të asnjë kryetari dhe këtë frymë propozon të ketë Partia Demokratike, e pavarur nga interesat e kryetarit që do të zgjidhet.
Top Channel