Fitorja e parë e ofensivës, Ukraina njofton rimarrjen e fshatit në rajonin e Doneskut

11/06/2023 21:35

Kundërofensiva e ushtrisë ukrainase tashmë ka nisur. Burime të ushtrisë ukrainase thonë se kanë mundur të marrin edhe fitoren e parë të kësaj ofensive.

Forcat tokësore të ushtrisë ukrainase kanë shpërndarë imazhe që tregojnë ushtarë në një ndërtesë të shkatërruar në Blagodatne, në rajonin e Doneskut, një fshat të cilin vendi pretendon se e ka rimarrë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga ushtarët e brigadës së 68-të thuhet se kishin arritur të “çlironin vendbanimin Blagodatne”, ndërsa ushtarët mbanin në duar një flamur ukrainas.

Një tjetër zëdhënës ushtarak, Valeriy Shershen, tha në komentet televizive se fshati i rimarrë ndodhej në kufirin e rajonit të Doneskut dhe rajonit jugor të Zaporizhzhia, ku Moska ka raportuar sulme të rënda ukrainase gjatë javës së kaluar.

Ai tha se forcat e Ukrainës kapën disa trupa ruse dhe pro-ruse, duke shtuar se flamuri ukrainas u ngrit mbi Blagodatne.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një kundërofensivë kundër forcave ruse ishte duke u zhvilluar, por refuzoi të jepte ndonjë detaj.

Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë javë se ofensiva e Kievit kishte filluar, por se do të dështojë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA