Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur mbështetje publike për koalicionin “Forumi Shqiptar” të drejtuar nga Nik Gjeloshaj, i cili pritet të marrë në shumicë, besimin e shqiptarëve të Malit të Zi dhe të jetë pjesë e qeverisë së re në zgjedhjet që pritet të mbahen nesër.

“Të uroj shumë sukses nesër, dalshi faqebardhë, lus zotin që krejt shqiptarët të të mbështesin,  edhe të të japin atë fuqi që na duhet për t’u përfaqësu, ne në të vërtetë nuk jemi shumica në mal të zi, por mund të jemi ajo pak që bën diferencën, që cakton mënyrën se si zhvillohet ai vend, që i ruan me dinjitet të drejtat e veta, kulturën dhe gjuhën e vet, të falënderoj shumë, të dhëntë zoti fuqi forcë dhe durim”, thotë Veliaj në një video në rrjete sociale.

“Faleminderit miku im Erion Veliaj për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë dhe i jepni Forumit Shqiptar dhe mbështetjes konkrete ndaj komunës së Tuzit. Jam i bindur që ky bashkëpunim vetëm do intensifikohet në vazhdim! Faleminderit!”, shkruan Nik Gjeloshaj, krahas videos së publikuar në faqen e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nik Gjeloshaj (@nikgjeloshaj)

Pasi ndërruan 3 qeveri të ndryshme, në 3 vite, të dielën Mali i Zi shkon në zgjedhje të parakohshme për të përcaktuar qeverinë e re.

Mes 15 listave zgjedhore, janë edhe partitë shqiptare të cilat janë ndarë në 3 koalicione. Gjeloshaj tha më parë se tani është momenti që shqiptarët të bashkohen.

Në kohë të vështira duhet të jemi bashkë. Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë për më shumë zhvillim dhe punësim. Po na dhatë besimin, ne ecim në rrugën e duhur për të përmirësuar infrastrukturën.Tani është koha që Forumi Shqiptar të jetë i mirë-përfaqësuar në parlament për të qenë zëri i denjë i shqiptarëve, voto “Forumin Shqiptar”,  tha Gjeloshaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA