Qeveria pro-amerikane e Kolumbisë dhe guerrilët e majtë ELN kanë rënë dakord sot për një armëpushim gjashtëmujor në kryeqytetin kuban Havana, si një hap drejt arritjes së paqes së konfliktit të disa dekadave.
Akordi për “armëpushimin kombëtar, të përkohshëm bilateral,” sipas ministrit të jashtëm kuban Bruno Rodriguez, u nënshkrua në prezencë të presidentit kolumbian Gustavo Petro dhe liderit të militantëve ELN, Antonio Garcia.
Rodriguez tha se armëpushimi ishte kulminimi i raundit të tretë të bisedimeve në kryeqytetin kuban, dhe do te hyjë në fuqi prej 3 gushtit.
Grupi ELN i krijuar prej viteve 1960-të, ka pasur më shumë se 5,000 anëtarë në vitin 2022, dhe kishte kryer negociata të dështuara paqeje me pesë qeveritë e fundit të Kolumbisë.
Dialogu me ELN ka nisur prej vitit 2018 nën ish-presidentin Juan Manuel Santos, i cili më herët kishte arritur një marrëveshje edhe me grupin tjetër revolucionar marksist FARC.
Negocjatat me ELN ishin ndërprerë në 2019 nga presidenti konservatori Ivan Duque pas një sulmi me bombë në akademinë e policisë në Bogota ku mbetën të vrarë 22 njerëz.
Duque lëshoi mandate arresti për negocjatorët e ELN që ndodheshin në Kubë, duke kërkuar ekstradimin e tyre, por Havana refuzoi.
Presidenti aktual kolumbian Petro, raportohet si eshte një ish-guerril që tentoi të afrohej me ELN për arritjen e paqes, pak pas ardhjes në pushtet.
ELN raportohet se është në rajonin perëndimor të Paqësorit në Kolumbi, përgjatë kufirit me Venezuelën.
Top Channel