Presidenti i sapozgjedhur Rexhep Tajip Erdogan ka emëruar një ish-bankiere turke nga SHBA në krye të bankës qendrore të vendit, në një tjetër sinjal se administrata e tij po i rikthehet politikave konvencionale të preferuara nga Perëndimi.
Erdogan ka emëruar Hafize Gaye Erkan, ish-drjetore e bankës së falimentuar amerikane First Republic Bank, si guvernatore, sipas njoftimit të gazetës zyrtare të presidencës turke në Ankara.
Erdogan fitoi mandatin e tij të tretë presidencial muajin që shkoi, megjithë dhimbjet e Turqisë për tërmetin shkatërrimtar të shkurtit apo kostot e vështira të jetesës me inflacionin që llogaritet në 40 përqind.
Erkan ka qenë gjithashtu drejtoreshë e gjigantëve amerikanë të financave botërore Goldman Sachs dhe ka punuar në bankën First Republic Bank me bazë në San Francisco, në 2021, deri para falimentimit dhe shitjes te grupi JPMorgan Chase.
Ajo po zëvendëson Sahap Kavcioglu i cili ka drejtuar bankën qendrore turke prej 2021, ndërsa ai tani po kalon në trupin e saj mbikqyrës.
Javën e kaluar Erdogan riemëroi bankierin e arsimuar në Angli, Mehmet Simsek, si ministër të financave dhe të thesarit, i cili rikthehet në politikë pas pesë vjetësh.
Emërimet e Simsek e Erkan konsiderohet nga analistët si një sinjalizim se Erdogan po rikthehet politikave “të rregullta” që kërkohen nga Evropa e SHBA, përkundër idesë së politikanit rebel aziatik siç është quajtur shpesh nga kolegët e NATO-s dhe BE.
Top Channel