‘Dënim kolektiv’/ Izraeli shkatërron shtëpitë e familjarëve të palestinezit të dyshuar për sulme (fotot)

10/06/2023 17:07

Politika e ndjekur nga Izraeli për shkatërrimin e shtëpive familjare të palestinezëve të akuzuar për sulme ndaj izraelitëve, konsiderohet një krim lufte, shkruan rrjeti i Katarit Al Jaseera.

Mëngjesin e djeshëm ushtria izraelite bastisi qytetin e Ramallah në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, dhe hodhi në erë shtëpinë e familjes së një të burgosuri palestinez.

Një kontingjent i madh ushtarësh izraelitë hynë në zonën Ramallah al-Tahta (Ramallah e poshtme) në Qytetin e Vjetër, dhe rrethuan shtëpinë e familjes së 27 vjeçarit Islam Faroukh.

Rezidentet thanë se izraelitët shpenzuar disa orë duke vendosur eksplozivët që më vonë hodhën në erë shtëpinë e Faroukh.

Pamjet e publikuara të operacionit tregonin ushtarët që vendosnin me plan eksplozivët në muret e shtëpisë së familjes, para se shpërthimi të kthente apartamentin e bollshëm në një rrënojë, teksa xhamat e dritareve të fqinjëve gjithashtu u thyen.

“Im bir është arrestuar dhe nuk ka dalë ende në gjyq,” tha nëna e Islam, Abeer Faroukh për rrjetin Al Jazeera.

“Si mund të hedhësh shtëpinë në erë duke dëmtuar tërë lagjen, para një gjyqi te drejte për tim bir”, tha ajo.

Teksa djali i saj konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet se është fajtor, Abeer Faroukh thotë se krimi i vërtetë është shkatërrimi i shtëpisë dhe dëmi në zonën e banuar.

Shkatërrimi i shtëpive të palestinezëve që “dyshohet se kanë kryer krime” ndaj izraelitëve është një praktikë e vjetër e ushtrisë së Tel Avivit.

Mijëra alestinezë kanë hubur shtëpitë e tyre në këtë mënyrë, me praktikën që grupet e të drjetave konsiderojnë si “dënim kolektiv”, i interpretuar në këtë rast si krim lufte.

“Ligji ndërkombëtar humanitar dhe Konventa e Hagës e vitit 1907, si dhe Konventa e Gjenevës, ndalojnë dënimet kolektive dhe lëndimin e të afërmve të tyre që kanë kryer krime”.

I arrestuar në dhjetor, Islam Faroukh akuzohet për sulm me bombë në një ndalesë autobusi në Jeruzalem ku u vranë dy njerëz, përfshi dhe një izraelito-kanadez, ku dhe u plagosën 14 të tjerë. Por ai mohon akuzat.

“Ne jemi të sigurtë se ai është i pafajshëm,” thotë babai i Islam, Harbi Faroukh, duke shtuar se i biri mund të dënohet me “akuza të padrejta”.

Familja kishte tentuar të apelonte duke kërkuar në gjykatë që shtëpia e tyre të mbyllej e jo të shkatërrohej, por pa sukses.

“Shtëpia nuk është e jona. Është e gjyshit të Islam dhe jemi përpjekur ta qartësojmë këtë me autoritetet izraelite”, thotë i ati i të arrestuarit.

“A ishte gjë faji ynë qe të na shkatërrohet shtëpia kështu?”, pyet ai.

Harbi Faroukh gruaja dhe katër bijat janë tashme të pastrehë dhe kanë shkuar të strehohen te i vëllai.

“Pushtuesit izraelitë insistojnë të praktikojnë dënimin kolektiv kundër nesh, por kjo është një politikë humbëse”, shton Harbi Faroukh.

Gjatë operacionit të shkatërrimit, konfrontime të ashpra shpërthyen mes rezidentëve dhe forcave izraelite në disa zona të Ramallah. Të rinj hodhën shishe Molotov ndaj patrullave izraelite që u kundërpërgjigjën me zjarr, gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese.

Ushtarët izraelitë shënjestruan dhe gazetarët që po mbulonin bastisjen në Ramallah. Fotogazetari Moamen Samreen u qëllua në kokë nga një plumb me majë gome dhe u dërgua në spital.

FOTO GALERI
1/3
Rezidentet thanë se izraelitët shpenzuar disa orë duke vendosur eksplozivët që më vonë hodhën në erë shtëpinë e Faroukh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA