Rezultatet e provimit të parë të maturës, gjuha e huaj kanë dalë këtë të shtunë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kalueshmëria në këtë provim është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

“Jam optimiste për rezultatet e para të 👩‍🎓👨🏻‍🎓 maturantëve tanë në ✍️ provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.  Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren ️ me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!”, shkruan Kushi.

Linku i rezultateve: http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/d3/D3_rezultate.pdf

Të enjten mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan testit të gjuhës së huaj. Në provim ishin të përfshira të gjitha nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit ishte një test i veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës së këtij vitit është edhe  heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve. Po ashtu, ndryshe nga vitet e mëparëshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Edhe këtë vit, dështuan rregullat strikte të vendosura nga Ministria e Arsimit, ku vetëm gjysmë ore pasi maturantët janë futur në sallat e provimeve, teza e gjuhës së huaj u publikua në rrjetet sociale, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara, gjë që tregon se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin me vete.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët iu nënshtruan më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe. Ndërsa më 13 qershor ata do të provojnë njohuritë e tyre në provimin e Matematikës, kurse më 19 qershor të lëndës me zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA