Ukraina thuhet se është duke sulmuar në Bakhmut sipas pretendimeve të Kievit, ndonëse Rusia ka shprehur se e kishte marrë të gjithë qytetin nën kontroll.
Sipas një zëdhënësi të komandës ushtarake lindore të Ukrainës, kjo e fundit ka kryer sulme për disa ditë duke avancuar 1.2 kilometra.
“Ne shfrytëzuam masat e rotacionit të armikut dhe faktin që njësitë që hynë nuk e njohin plotësisht zonën dhe nuk arritën të kryenin zbulimin dhe koordinimin e duhur”, tha Serhiy Cherevati.
Moska përdori grupin e saj mercenar Wagner për të uzurpuar pothuajse të gjithë qytetin lindor, por që atëherë iu ka dorëzuar pozicionet një grupi të ri forcash për të mbajtur kontrollin.
Ukraina ka nisur kundërsulme nga pozicioni të cilin e kishte në qytet.
Top Channel