Policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismailin dhe regjisorin e një shfaqjeje Gani Veselin.

Sipas shefit të stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela arrestimi është bërë pasi të njëjtët kanë shfaqur në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc një shfaqje e financuar nga institucionet e Kosovës.

“Policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismailin, një shqiptar lokal pasi ata shfaqën një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës. Represion nga regjimini Vuçiqit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë“, ka shkruar Vela.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës dhe ish-kryetare e Komunës së Preshevës.

E njëjta shkruan që Ismaili dhe Veseli janë marrë nga shtëpitë e tyre.

“Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson. Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli. Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, shkruan Sinani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA