Drejtuesi  i koalicionit “Forumi Shqiptar” në Mal te Zi, Nik Gjeloshaj po vazhdon takimet me qytetarët në çdo zonë ku flitet shqip. 

Ndalesa e radhës ishte në Anën e Malit, në Katerkollë, ku Gjeloshaj tha se këto zona me pasuri të mëdha natyrore kanë nevojë për investime në bujqësi, blegtori dhe industri. Ai tha se zgjidhja e vetme, është t’i besojnë votën shqiptareve, që e dëshmuan ndryshimin me punën e tyre në Tuz.

“Zhvillimi që është bërë për komunat shqiptare hapet në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Më 11 qershor, Forumi Shqiptar, numri 15, fitore e madhe për shqiptarët. Në 12, vazhdojmë me punë, të bashkuar sikurse jemi sot, për të zhvilluar zonat ku jetojnë shqiptarët”, shprehet Gjeloshaj.

Më shumë të rinj drejt shkollimit, artit e kulturës dhe larg veseve si lojërat e fatit, tha  ministri Marash Dukaj gjatë një takimi në Tuzi. I dyti në listën e “Forumit Shqiptar”, premtoi ndalimin e menjëhershëm të kompanive të basteve të cilat janë përhapur kudo, duke sjellë pasoja të rënda tek familjet e shqiptarëve dhe malazezëve.

“Bastet po vrasin të rinjtë. Forumi Shqiptar zotohet se do t’i mbyllë të gjitha. Ne do të sigurojmë vende punësimi dinjitoze për të rinjtë”, tha Dukaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA