Shqiptari në ishullin grek akuzohet për përdhunimin e ‘shoqes’ britanike, por lihet i lirë në vijim të hetimeve (fotot)

08/06/2023 15:31
Foto ilustruese

Një i ri shqiptar është akuzuar për përdhunimin e një turisteje britanike në bregdetin e ishullit të Rodos dhe më pas përsëri në hotelin e saj, por në vijim të hetimeve ai është lënë i lirë deri në përfundimin e ‘ekzaminimeve’.

20 vjeçarja britanike i tha policisë vendase se 23-vjeçari e kishte përdhunuar në fundjavë kur ajo shkoi për të bërë banjë në plazhin e Glystra në brigjet lindore të ishullit.

Por e reja kishte përfunduar me burrin e huaj në dhomën e saj të hotelit në Kiotari ku dëshmon se ai e kishte sulmuar dhe kishte tentuar ta përdhunonte përsëri, shkruan e përditshmja vendase  Vradini efimerida.

Turistja që nuk është emëruar, tha në dëshmi se ishte njohur një javë më parë me të riun dhe kishin këmbyer mesazhe në rrjetet sociale para se të takoheshin personalisht javës që shkoi.

Qytetari shqiptar insistonte se dyshja kishin pasur një marrëdhënie seksuale konsensuale para se të darkonin bashkë dhe të shkonin në dhomën e vajzës për seks.

Por turistja britanike tha ishte njohur me të riun në fillim të muajit, para se të bënin një xhiro me motoçikletën e tij në plazh dhe më pas bënë banjë në det.

Ajo tha se burri e sulmoi papritur kur ishin në det dhe e përdhunoi.

Viktima kishte dalë nga uji, ishte veshur dhe i ishte lutur shqiptarit ta çonte me motor në hotelin e saj, por kur arritën aty rreth orës 16.00, 23-vjeçari e ndoqi në dhomë dhe u përpoq ta sulmonte seksualisht përsëri.

Kësaj here e reja e kishte larguar dhe refuzuar duke e detyruar të largohej. Viktima kishte dalë më pas nga hoteli dhe kishte raportuar përdhunimin në polici.

Shqiptari u arrestua disa orë më vonë dhe cështja është hapur ndaj tij për përdhunim, për të cilën mund të përballet me deri në dhjetë vjet burg.

Ai është liruar nga qelia me kusht të mos largohet nga vendi teksa hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Ngjarja ndodhi ne plazhin Glystra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA