Një 55-vjeçar përfundoi në spital, pas një konflikti në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit” në Dhërmi rreth orës 15:50.
Personi H. L., 23 vjeç ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel