Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se qëndrimi që ai mbajti me braktisjen e mbledhjes së Kryesisë është emocional.
Përmes një deklarate për shtyp, Bardhi i konsideroi qëndrimet e veta parimore, ndërsa dënoi dhunën verbale të militantëve të Bashës ndaj deputetëve e gazetarëve.
“Të dhunosh verbalisht, të shantazhosh apo të fyesh deputetët të Kuvendit, anëtarë të PD, të Kryesisë sepse kanë mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar, jo sjelle një parti demokratike.
S’ka qenë emocional, edhe pse qëndrimet emocionale kur janë të vërteta s’ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale për shkak të një qëndrimi ndryshe, kur është kryer nga zoti Berisha, do dënoj dhunën verbale, shantazhet, dhunën ndaj gazetarëve edhe kur vijën nga anëtarë të PD apo jo anëtarë, të cilët deri në këtë moment kanë menduar njësoj si unë.
Unë nuk asistoj veprime të ndryshëm për faktin se ata ndodhen një palë brenda PD”, tha Bardhi.
Top Channel