Po transportonin lëndë drusore të prerë ilegalisht në Dibër, ndiqen penalisht katër persona

08/06/2023 10:39

Janë zbuluar katër raste për shpërndarjen e lëndëve drusore të prerë ilegalisht në Dibër.

Katër persona në vende të ndryshme, janë ndaluar nga policia duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin. Sasitë e lëndës drusore dhe automjetet me të cilat po i transportonin ato, janë sekuestruar nga policia.

Personat që po ndiqen penalisht janë: L.L., 23 vjeç; A.K., 25 vjeç; J.M., 38 vjeç, banues në Dibër, si dhe M.S., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA