Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar në Itali dhe më pas ekstraduar drejt Shqipërisë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Aldo Halili ishte në kërkim pasi u dënua në mungesë për kultivimin e 1720 bimë narkotike, në qytetin e Tepelenës gjatë vitit 2016.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Halili iu dorëzua drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për veprimet e mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA