Kurti dhe Sveçla rrezikojnë “non grata-n” nga SHBA, Rama: Nuk është e rëndësishme, sot po luhet me fatin e Kosovës

08/06/2023 11:57

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot për sot po luhet me fatin e Kosovës, jo të Albin Kurtit.

I ndalur tek rreziku që Kurti së bashku me ministrin e tij të Brendshëm mund të shpallen “non grata”, Rama tha se kjo s’është e rëndësishme përsakohë dokumentet që qarkullojnë nuk janë të konfirmuara.

“Nuk hyj fare në këto sepse nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse shpallet apo jo “non grata” përsakohë nuk kemi një deklaratë zyrtare, por dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara apo mohuara.

Mirëpo, nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Kosovës si një e tërë. Unë dua suksesin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të rri në këto kushte, duke mos thënë asgjë. Kosovës nuk i vjen kërcenimi nga Serbia, por reduktimi i madh i marrëdhënieve me aleatët”- tha Rama.

Më herët, Top Channel publikoi detajet e një dokumenti në të cilin shihet se SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë rakorduar veprimet në atë çka e pret Kosovën në rast se nuk përmbush detyrimet dhe përshkallëzon situatën në veri. Uashingtoni dhe Brukseli janë duke shqyrtuar dy faza të masave kundër Kosovës.

Faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, si dhe procesit të liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi.

Faza e dytë do të kishte në qendër të vëmendjes aleatët e Kosovës që të mbanin një qëndrim pasiv ndaj fushatës së mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.

Masat parashohin edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Sveçla, përfshi këtu edhe shpalljen e tyre “non grata”, nëse përshkallëzohen tensionet, “me justifikimin se ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA