Britaniku Thomas Mithan sipas policisë shqiptare ishte pjesë e grupit të vëzhgimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Me qëllim ekstradimi në Shqipëri, ai do arrestohej më 3 maj.
Pasditen e të enjtes Gjykata e Ekstradimeve në Londër mori në shqyrtim kërkesën Thomas Mithan për liri me kusht.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se gjykatësi Daniel Sternberg duke marrë në konsideratë se për çfarë ai akuzohet në Shqipëri nuk e pranoi kërkesën.
Siç edhe Top Channel ekskluzivisht raportoi paraditen e sotme, shqyrtimi kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë për pesë ditë dhe do të zhvillohet në nëntor.
Në pritje të seancës kryesore të ekstradimit bashkë me Mithat do të vijojnë të qëndrojnë Steven Hunt, dhe shqiptari me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia. Ndërsa Harriet Bridgeman për arsye se ka për t’u kujdesur për një fëmijë, dhe kundrejt një garancie 20.000 stërlina në seancën e datës 5 maj u la e lirë me kusht.
Gjatë seancës të ekstradimit këtë të enjte një prej avokatëve mbrojtës i tha gjykatës se ka lexuar me habi në median shqiptare se personi i pestë i kërkuar nga drejtësia shqiptare “është lokalizuar nga policia angleze dhe nuk arrestohet pasi nuk ka prova ndaj tij”.
Bëhet fjalë për Harry Simpson ende në arrati por me një urdhër arresti nga Shqipëria dhe pjesë e kërkimit të Interpolit me kartelë të kuqe.
Ndërkohë gjykata e Londrës e ka vlerësuar të rregullt urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria për Harry Simpson.
Top Channel