Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, ku njoftoi se ka propozuar një draft për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Sipas Berishës, teksti i draftit është shkruar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ky është akti më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, u shpreh deputeti demokrat.
“Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e Asocacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal”.
Asocacioni nuk duhet të dalë nga kornizat e kushtetutës së Kosovës, shtoi Berisha.
“Për sa i përket Asocacionin, e mbështes si një të drejtë themelore, por thekson se Asocacioni nuk mund të jetë jashtë kompetencave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo Asocacion që del jashtë kornizave, është rrezik për paqen në rajon, faktor i rrezikshëm për shtrirjen e shtetit serb. Është dëshmi politike që e ka zhytur Ballkanin në luftrat më të egra. Çdo refleksion i kësaj politike të vjetër, është skenë e rreziqeve të reja. Ballkani duhet të jetë një komunitet i shteteve të barabarta”.
Kryeministri Edi Rama tregoi sot se ka propozuar një draft për Asocacionin, i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se të dyja palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën. Sipas Ramës situata po bëhet alarmante dhe nuk preferon të qëndrojë spektator e të shoh Kosovën të tkurret si shtet.
“Dje i kam përcjellë presidentit Emanuel Macron dhe kancelarin Olaf Sholz një draft të Asocacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst”.
Top Channel