Të shtëna në ceremoninë e diplomimit, vritet babai dhe djali në SHBA!

07/06/2023 08:12

Dy persona humbën jetë e pesë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias.

Episodet e njëpasnjëshme të dhunës së armëve po vazhdojnë të ushqejnë frikën e amerikanëve për sigurinë. Ngjarja e fundit që ndodhi përpara Atria Theater bëri që nxënësit  të vraponin të tmerruar për të shpëtuar kokën, teksa ishin ende të veshur me rrobat e diplomimit.

Një tjetër ceremoni diplomimi, e planifikuar po në shkollën e mesme Huguenot High u shty, ndërsa gjatë të sotme u vendos të mos bëhet mësim.

Viktimat e sulmit ishin një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit të të rinjve që do të diplomoheshin dhe babai i tij 36-vjeç. Agresori i dyshuar 19-vjeçar tashmë është prangosur dhe po merret ne pyetje nga policia. Rezulton se ai ka njohur të paktën njërin prej viktimave.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive. Këto shifrat janë më të lartat për këtë pjesë të vitit që prej 2016-tës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA