Pekini thotë se Kina dhe BE janë viktima të ‘imponimit ekonomik të SHBA’ (fotot)

07/06/2023 19:00

Pekini zyrtar ka thënë sot se si Kina dhe Bashkimi Evropian janë viktima të “imponimit ekonomik nga Shtetet e Bashkuara”, në përgjigje të një marrëveshjeje të BE për një klauzolë tregtare që dënon vendet për presion ekonomik ndaj vendeve anëtare.

Zhvillimi vjen teksa Kina dënoi Lituaninë për forcime lidhjeve me Taivanin dhe mohoi ekzistencën e “stacioneve të huaja të policisë” në vende si Britania, pas disa akuzave në Perëndim.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha në konferencën e rregullt të shtypit se Lituania po vepron gabim për çështjen e Taivanit.

“Kina e ka bërë të qartë se Lituania duhet të korrigjojë gabimin e saj në lidhje me çështjen e Taivanit dhe t’i rikthehet sa më shpejt politikës ‘Një-Kinë’”.

“Si Kina dhe BE janë viktima të presionit ekonomik nga SHBA. SHBA u është imponuar hapur BE dhe disa vendeve të tjera për të kufizuar eksportet e pajisjeve përcjellse drejt Kinës”.

“Akte të tilla bullzmi tregtar teknologjik pengojnë zhvillimin e këtij sektori dhe dëmtojnë jo vetëm interesat e Kinës e BE, por dhe rregullat tregtare multilaterale apo rendin tregtar”, shtoi Wenbin.

“Ne shpresojmë që BE të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar kundër imponimit ekonomik nga SHBA”, tha ai me tej.

FOTO GALERI
1/3
“Ne shpresojmë që BE të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar kundër imponimit ekonomik nga SHBA”, tha ai me tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA