Gjendet i murosur trupi i 22-vjeçares shqiptare, 9 vjet pas zhdukjes në Spanjë (fotot)

07/06/2023 18:17

Policia spanjolle ka thënë se ka gjetur trupin e një vajze të re me origjinë shqiptare që ishte zhdukur prej vitit 2014.

Oficerët kishin ndaluar kërkimet për gjetjen e trupit të 22 vjeçares Sibora Gagani, por kishin rinisur disa ditë më parë pas arrestimit të ish-partnerit të saj muajin e kaluar per nje tjeter vrasje.

I dyshuari Marco Gaio Romeo u ndalua në fakt për vrasjen e Paula, një tjetër nga ish-të dashurat e tij në zonën Torremolinos, provinca Malaga, e cila ishte parë të hynte e të dilte nga shtëpia e tij para zhdukjes.

Paula, 28-vjeçare nga Italia ishte vrarë me 14 goditje thike nga Romeo, i ciliiste baba i një prej tre fëmijëve të saj.

Pas arrestimit të tij për vrasje 45-vjeçari ka pranuar dhe vrasjen e fatkeqes shqiptare Sibora, kur kishte parë foton e saj në katalogun e personave të zhdukur në stacionin e policisë.

Ai pranonte se kishte përdorur acid për të shkrirë trupin e saj.

Policia teksa kontrollonte në shtëpinë e çiftit në Torremolinos gjetën mbetjet e Sibora në një thes te fshehur në një hapje të murit, dy ditë më parë.

Apartamenti ishte kontrolluar disa herë nga policia pas dyshimeve por nuk ishte gjetur asnjë provë.

Mbetjet u dërguan në institutin e mjekësisë ligjore në Malaga që konfirmoan identitetin e Siborës me testimet e ADN-së.

Sibora ishte e lindur në Shqipëri me qytetari italiane dhe ishte vendosur me Romeo në Costa del Sol në vitin 2011 ku punonte si banakiere.

Ajo  ishte zhdukur në 7 korrik 2014, pak pasi ishte ndarë me të.

Pasi dëgjuan për arrestimin e Romeo, të afërmit e Siborës në Itali sollën shpejt dyshimet ndaj tij për zhdukjen.

Para pranimit të fajit, autori thoshte se ish-partnerja ishte larguar nga shtëpia bashkë me sendet e saj. Hetimet vijojne.

FOTO GALERI
1/3
45-vjeçari ka pranuar dhe vrasjen e fatkeqes shqiptare Sibora, kur kishte parë foton e saj në katalogun e personave të zhdukur në stacionin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA