Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua lindja e fëmijëve në moshë të moshuar, nisur nga rasti i fundit i dy aktorëve Al Pacino dhe Robert De Niro të cilët do të bëhen baballarë rreth të 80-tave.
Diskutimi në studio ishte i nxehtë, ku farmacistja Arba Gramo e quajti këtë gjest totalisht egoist.
Ndërkohë doktor Evi Dani tha se është mëse normale që shumë meshkuj në moshë kryejnë marrëdhënie seksuale, ku veçoi rastin e një 92 vjeçari.
E ftuar në diskutim ishte edhe Luljeta Nallbani, e cila iu bëri thirrje meshkujve shqiptarë të jenë më aktivë në marrëdhëniet seksuale, pasi sipas saj, ballkanasit janë më “ të nxehtë” se të huajt.
Mirëpo deklarata e saj nuk ngeli me kaq.
“Ballkanasit janë të nxehtë. Ti je alamet djali, pse të mos bëj unë një fëmijë me ty. Mund të bëjmë dhe seks bashkë këtu, e bëjmë dhe live, por ti duhet të dobësohesh”, tha ajo. E ndërsa e menjëhershme ishte ndërhyrja e Bietës e cila tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë.
Top Channel