Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar një ditë më parë për shpërdorim detyre, do të dalë të enjten para gjykatës.

Seanca për verifikimin e kushteve pas masës së shpallur në mungesë për Dakon, pritet të mbahet në orën 10:00 të mëngjesit.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Pallati  pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë.

Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakos dhe të 4 ish-zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Lexo edhe: Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë Durrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA