Një çift i pamartuar janë rrahur 21 herë me thupra bambuje për puthje pasionante në një makinë të parkuar në rajonin indonezian Aceh, sipas ligjit mysliman vendor Sharia për ruajtjen e ‘thjeshtësisë e dinjitetit në publik’.
Çifti i ri ishin pikasur në zonën bregdetare Ule Lee në qytetin Banda Aceh, në ishullin Sumatra, sipas rrjetit vendas Sindo News.
Atyre iu dha shpejt dënimi standard që u krye në sheshin Bustanul Salatin pasditen e të mërkurës.
Vajza 23 vjeçare me inicialet RO, dhe burri i paidentifikuar 24 vjeçar, iu dha dënimi i reduktuar me 21 goditje kallami ‘rattan’, nga 25 që ishte propozuar fillimisht.
Në imazhe shihet oficeri i policisë që flet në një mikrofon ndaj njerëzve prezentë teksa të tjerë bëjnë foto të dënimit të rëndë trupor.
Ekzekutuesi i dënimit, i njohur në vend si ‘Algojo’, shihet i mbuuar nga koka te këmbët me veshjen karakteristike kafe vetëm me dy vrima për sytë dhe një maskë të bardhë.
Më parë gruaja dhe burri shiheshin që dërgoheshin individualisht në një dhomë para ekzekutimit të dënimit.
Teksa merrte goditjet në tapetin blu, gruaj ame veshje burka të bardhë shihet që përkulet përpara nga dhimbja.
“Të dy ata kanë shkelur nenin 25 paragrafi (1) të Kanunit Aceh në lidhje me ligjin Jinayat, që ka të bëjë me aktet e ndërgjegjësimit”,’ tha kryehetuesi i prokurorisë së Aceh, Isnawati, në Banda Aceh.
Çifti ishin zbuluar në makinë në momente intime me njëri-tjetrin, shkruante rrjeti vendas Bithe dhe polici i njoftuar kishte urdhëruar arrestimin e tyre.
Indonezia është shteti me popullsinë myslimane më të madhe në botë, ndërsa Aceh është një nga 34 provinca që kanë tërësisht ose shumë elemente të ligjit Sharia për dënimet e moralit.
Provinca vijon të ndjekë rregullat e besimet e saj sipas një marrëveshjeje autonomie të vitit 2005 me qeverinë qendrore që i dha fund disa dekada militantizmi separatist.
Rrahjet publike mbeten forma më e përhapur e dënimit për shkelje të vogla si tradhtia bashkëshortore, konsumi i alkoolit, bixhozi lidhjet homoskesuale.
Dënimet kanë sjellë kritika nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kane gjeneruar debate në media.
Top Channel