SHBA publikon pamjet e incidentit me luftanijen kineze në Ngushticën e Taivanit (video-foto)

05/06/2023 16:38

Marina e SHBA tha sot se ishte detyruar të ndryshonte kursin e një luftanijeje të saj për t’iu shpëtuar përplasjes me një mjet sulmues kinez që sipas tyre me manovrat e saj po “shkelte rregullat e sigurisë ndërkombëtare detare”.

Ushtria publikonte pamjet e asaj që quante  manovër “e pasigurtë” e flotës së Kinës në fundjavë në ngushicën e Taivanit, e cila hyri në rrugën e luftanijes amerikane duke e detyrua të ngadalësonte shpejtësinë për të shmangur përplasjen.

Incidenti i të shtunës ndodhi teksa luftanija amerikane USS Chung-Hoon dhe frigata kanadeze HMCS Montreal po kryenin ushtrimet e quajura të “lirisë së navigimit” në ngushticën mes Taivanit dhe Kinës kontinentale.

Kina pretendon se ishulli i Taivanit është pjesë e territorit të saj dhe konsideron ngushticën si pjesë e zonës së saj ekskluzive ekonomike por SHBA dhe aleatët lundrojnë vazhdimisht në këtë kalim për të theksuar pretendimet e tyre se ujërat janë ndërkombëtare.

Në kalimin e të shtunës luftanija raletore kineze parakaloi mjetin amerikan USS Chung-Hoon duke iu afruar nënjë distancë prej 40 metrash, sipas komendas së SHBA për Indo-Paqësorin. Luftanija amerikan nuk kishte bërë modifikime të mëdha të kursit për kishte ngadalësuar shpejtësinë në 10 nyje detare, për të shmangur përplasjen, tha ushtria.

Video e publikuar sot tregon anijen kineze që hyn në kursin e asaj amerikane dhe më pas drejtohet duke lundruar paralele me të.

Luftanija kineze nuk tentoi një manovër të ngjashme me frigatën kanadeze, e cila lundronte prapa mjetit amerikan.

“Kalimi i Chung-Hoon e Montreal në ngushticën e Taivanit demonstron përpjekjen e përbashkët SHBA-Kanada për lirinë e lundrimit në Indo-Paqësor. Ushtria e SHBA lundron, fluturon dhe operon lirisht sipas ligjit ndërkombëtar”, tha komanda amerikane.

Disa ditë më parë SHBA akuzonte sërish Kinën për “manovra agresive të panevojshme” në ajër pas incidenti të rrezikshëm mes një gjuajtësi kinez  J-16 që iu afrua rrezikshëm një avioni zbulues të SHBA në Detin e Kinës Jugore.

Ndërsa incidenti i Ngushticës së Taivanit vjen një dite pasi sekretari amerikan i mbrojtjes  Lloyd Austin, dhe homologu kinez Gen Li Shangfu, ishin në Singapor për një konferencë të përvitshme të mbrojtjes.

Li sugjeroi se SHBA dhe aleatët po krijonin rreziqe me patrullat e tyre detare dhe më pas kishte refuzuar një takim kokë më kokë me Austin.

FOTO GALERI
1/3
Marina e SHBA tha sot se ishte detyruar të ndryshonte kursin e një luftanijeje të saj për t’iu shpëtuar përplasjes me një mjet sulmues kinez

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA