Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë.
Teksa po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë, nnjë postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
“Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Top Channel