Shpërthyen lëndë plasëse në një fasoneri në Fresk, arrestohen autorët/ 46-vjeçari i ofroi të miturit 1 mln lekë për vendosjen e eksplozivit

01/06/2023 09:36

Ndërsa gjithë fëmijët e botës festojnë festën e tyre, një 16-vjeçar në Tiranë mbahet i arrestuar nga policia si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi, 8 ditë më parë pranë një fasonerie në kryeqytet.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë Komisariati Nr.4 zbuloi se i mituri ishte paguar 1 milionë lekë të vjetra nga 46-vjeçari Edmond Arapi. 46-vjeçari nga Himara dyshohet se shantazhoi me eksploziv biznesmenin italian dhe kur ky i fundit refuzoi të paguante, kontraktoi të miturin i cili fillimisht vodhi një biçikletë dhe u maskua me një skafandër.

46-vjeçari insistoi 2 herë për të vënë në jetë planin e tij. Më 5 maj eksplozivi i vendosur në fasoneri nuk shpërtheu dhe 20 ditë më vonë plani u ripërsërit.

Zbardhja e sulmit me eksploziv ndaj një biznesi tregoi fenomenin e përfshirjes së të miturve në krime. Në kryeqytet ë vetëm 4 muajt e parë të vitit janë evidentuar 315 të mitur të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA