570 mijë tonelata plastikë hidhen çdo vit në ujërat e Mesdheut, sipas organizatës ndërqeveritare që bashkon 43 vende e cila bëri thirrje për “veprim urgjent” për të pastruar ujërat e tij.

“Sasi të tilla rrezikojnë seriozisht jetën e kafshëve dhe bimëve, si dhe shëndetin e njerëzve. Si një det gjysmë i mbyllur dhe një destinacion turistik botëror, ai është veçanërisht i prekshëm nga plastika që kërcënon speciet e kafshëve dhe bimëve, ekosistemin dhe shëndetin e njeriut”, njoftoi Unioni për Mesdheun.

Deklarata e tij vjen në kohën kur mijëra turistë po përgatiten për pushime vjetore në Kroaci, Mal të Zi, Spanjë, Egjipt dhe destinacione të tjera verore, si edhe pak ditë përpara Ditës Botërore të Mjedisit. Deti Mesdhe përmban 1 për qind të totalit të ujit në botë, por edhe shtatë për qind të mikroplastikës globale.

Ndërkohë, ndotet me 570 mijë tonë plastikë çdo vit. Kjo korrespondon me peshën e 50 Kullave Eiffel. Nëse gjithçka vazhdon si më parë, sasia e plastikës do të katërfishohet deri në vitin 2050”, theksohet në deklaratë. Në tetor të vitit 2021, ministrat e shteteve anëtare miratuan Deklaratën për Mjedisin dhe Klimën, një dokument politik në të cilin shprehën dëshirën e tyre për të krijuar një “koordinim strukturor” dhe “mekanizëm mbikëqyrës” mbi mjedisin në Mesdhe.

Vendet brenda Bashkimit për Mesdheun bashkëpunojnë mes tyre në nivele më të ulëta në luftën kundër ndotjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA