Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, Shqipërinë është duke e vizituar presidentja e Hungarisë Katalin Novak. Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe rolin e KFOR, presidenti Begaj bëri këtë komentet.
“Për ne misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është një histori suksesi prej 21 vitesh dhe me presidenten ndamë të njëjtin mendim që ky mision e ka kryer misioni me përgjegjshmëri dhe pa anësi, me përkushtim të jashtëzakonshëm.
Keqpërdorimi i popullatës serbe ndaj Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e patolerueshme, Asnjë pretekst nuk nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes të dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Oher. Mendoj që në këtë moment nevojitet një ç ‘tensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjes që është dakordësuar. Në këto momente duhet t’i kërkohet durim dhe maturi dhe përkushtim në angazhimet që ata kanë marrë në të mirë të mirëqenies të dy vendeve dhe rajonit”, u shpreh Begaj.
Presidentja e Hungarisë Katalin Novak deklaroi se Ballkani është shumë i rëndësishëm për sigurinë e Europës.
“Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje. Bashkë me presidentin Begaj jemi interesuar në ç’tensionimin. Me këtë kemi parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.
Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Kanë qenë guximtarë, shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë”, u shpreh Katalin Novak.
Presidenti Bajram Begaj i shprehu Presidentes Novak keqardhjen për ushtarët hungarezë të lënduar përpara dy ditësh në Veri të Kosovës, nga protestuesit serbë të keqpërdorur për të provokuar tensione.
Top Channel