Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë, ndërsa babai i tyre, punonjës policie është nën hetim pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë.
Njëri nga vëllezërit, 24 vjeçari P. N., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vëllai tjetër 21-vjeçri R. N., dhe babai 58-vjeçari A. N., kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të 24-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 24 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin A. N., 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit P. N., pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, sipas njoftimit të policisë.
Gjithashtu po nga këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim D. R., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një person, nëpërmjet telefonit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç, djali i shtetasit 53-vjeçarit dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë V. K., 39 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për A. Dh., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet. Për pasojë është dëmtuar vetë 18-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel