Kryeministri Edi Rama vijoji me kritika në samitin që po mbahet në Bratislavë, ku tha se Bashkimi Europian është realiteti i vetëm gjeopolitik që ka dy kufij, referuar lënies jashtë të Ballkanit Perëndimor.
Tensionet e situatës në veri të Kosovës “u zhvendosën” në samit ku Rama tha se nuk është çështja nëse e ngadalëson apo e përshpejton procesin e integrimit situata atje, sepse konflikti mund të ishte shmangur.
Rama tha se “kokat” Serbia dhe Kosova nxehen para nisjes së verës ‘për shkak se nuk kanë det’, por sipas tij zgjidhja është vetëm një hap larg, ajo e arritjes së marrëveshjes së njohjes së përbashkët.
“BE është realiteti i vetëm gjeopolitik në historinë e njerëzimit që ka dy kufij. Një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm, brenda të brendshmit është Ballkani Perëndimor. Nuk hyn dot në Ballkanin Perëndimor pa hyre në Bashkimin Europian.”-tha Rama.
“Shohim që ngadalësimi lidhet me disa mungesa, plus ajo qe lidhet mes Kosovës dhe Serbisë”- u pyet Rama.
“Keni të drejtë, po ngadalëson apo përshpejton është gjë tjetër. Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike. Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”- tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës.
Top Channel