Grabitet banesa në Lushnjë, pronari: Ishin të maskuar dhe me armë
31/05/2023 09:48
Një grabitje me armë u shënua pak pas mesnate në Lushnjë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Fier i Ri, ku persona të maskuar e të armatosur dyshohet se hynë në një banesë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit morën një shumë parash dhe u larguan nga vendngjarja.
Rasti u referua në polici nga vetë pronari i banesës. Ndërkohë hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe mblodhën provat dhe dëshmitë e para, ndërsa shoqëruan dhe disa persona të cilët mendohet se mund të jenë autor të ngjarjes.
Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit morën. Por policia thotë se po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel