Gërryenin shtratin e lumit Mat dhe përroin e fshatit Xibër me qëllim marrjen e inerteve, nën hetim dy persona

31/05/2023 13:14

Dy persona janë nën hetim pasi gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat dhe atë të përroit të fshatit Xibër, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.

Sekuestrohen 2 ekskavatorë dhe 1 kamion që përdoreshin për kryerjen e kësaj paligjshmërie.

Policisë Mat dhe ajo e Klosit me strukturat e IMT-së, pas informacioneve për këto dy raste kanë konstatuar:

– Në shtratin e lumit Mat, një ekskavator në pronësi të A. Gj., i cili dyshohet se përdorej për të gërryer shtratin e këtij lumi, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

– Në shtratin e përroit të fshatit Xibër, u konstatuan gjithashtu një ekskavator dhe një kamion në pronësi të B. K., të cilat dyshohet se përdoreshin për të gërryer shtratin e këtij përroi, me qëllim marrjen e inerteve, si dhe për transportimin e inerteve të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin A. Gj., banues në Burrel dhe B. K., 37 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjetet, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA