Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme pritet në javën e ardhshme të nisë dëgjesat me kandidatët e propozuar për ambasador.

Krahas presidentit Bajram Begaj, këtij komisioni i ka mbërritur shkresa me emrat e propozuar, që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama.

Të hënën, Top Channel raportoi ekskluzivisht emrat e 7 të propozuarve për ambasador.

Një burim nga ky komision i cili ka lexuar emrat e propozuar, i tregoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, edhe dy emrat e tjerë propozuar për ambasadorë në grupin e parë, prej 40 personash në këtë rokadë të diplomacisë shqiptare.

Zonja Zhaklina Peto që mban gradën e “Profesor Doktores” në drejtësi, propozohet ambasadore për në Malin e Zi, duke zëvendësuar Ridi Kurtezin që shkon ambasador në Emiratet e Bashkuara.

Ndryshimet përfshinë edhe ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, prej shumë vitesh pa drejtim në nivel ambasadori.

Zonka Majlinda Dodaj aktualisht nga e ngarkuar me punë, propozohet të marrë postin e ambasadores në Selinë e Shenjtë.

Kandidaturat e propozuara pasi të jenë votuar në komisionin parlamentarë për Punët e Jashtme i shkojnë për dekretim presidentit Bajram Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA