Për shkak të ndërhyrjeve nga OST në zonën e Kurbinit, Durrësi pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm sot e nesër.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) mëngjesin e sotëm njoftoi abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave.

Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt. Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00.

Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit.

Ujësjellësi ka kërkuar mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme, ndërsa rritja e temperaturave shton nevojën dhe konsumin për ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA