Burime diplomatike greke bëjnë më dije se përsa i përket rastit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri dhe Panteli Kokavesi, ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, ka planifikuar të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Ai do të bisedojë çështjen e lirimit të dy të arrestuarve. Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm grek është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, për t’u informuar vazhdimisht në zhvillimin e ngjarjeve bëjnë më dije të njëjtat burime, , ndërsa njëkohësisht jepen udhëzimet e duhura për trajtimin e çështjes në fjalë.
Thuhet gjithashtu se pas udhëzimeve përkatëse, ambasadorja greke është takuar së fundmi me të dy të arrestuarit dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit dhe avokatët e tyre.
Top Channel