Një furgon mallrash është përplasur me trafikndarësen në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhame.

I lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.

Sipas informacioneve të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë  dhe nga shiu i dendur që ka rënë në atë moment.

Për shkak të aksidentit ku mjeti i aksidentuar ishte në mes të dy korsive u krijua një radhë e gjatë e mjeteve në këtë aks ku më pas ndërhyrjes së policisë rrugore u bë i mundur sistemimi i trafikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA