Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punonjës policie ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e pasdites janë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë.

“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia, janë penguar edhe disa gazetarë gjatë kryerjes së punës në veri.

“Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit”, ka shkruar Policia.

Policia ka shtuar se është e përkushtuar të hetojë këto akte kriminale dhe të parandalojë shfaqjen e dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA