Shoqërohet në komisariatin e policisë së Shkodrës, nënkryetari i FRPD-së në Shqipëri, Arvit Bushati.
Arsyet e shoqërimit të Bushatit në Policinë e Shkodrës nuk dihen ende, pasi ai kishte të mbyllur edhe çështjen në gjykatë ku u akuzua për blerje votash në fushatën elektorale.
Bushati është aktualisht drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Shkodër dhe konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të Demokratëve të Rithemelimit në Shkodër.
Pritet që përpara komisariatit të Shkodrës, demokratët të zhvillojnë një protestë sonte. Për shoqërimin e Bushatit ka reaguar edhe PD-ja e Rithemeluar dega Shkodër. Përmes një komunikate për shtyp, Rithemelimi deklaron se nënkryetari i FRPD-së është ndaluar në mënyrë abuzive, pa asnjë shkresë, por vetëm me një urdhër politik të shpërndarë përmes telefonit.
Top Channel