Lavrov viziton Afrikën duke premtuar fertilizues dhe teknologji energjie bërthamore (fotot)

30/05/2023 21:22

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Rusia ka dërguar ngarkesa fertilizuesish për Kenian dhe së shpejti do të nisë dërgesat dhe për Nigerinë fqinje.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij në Burundi, Alfred Shingiro, Lavrov shtonte se me mbështetjen e saj ndaj  Ukrianës BE përfshihet “drejtpërdrejt” në gjenocid të popullit rus.

“Udhëheqja e BE, në përputhje me praktikat e zakonet koloniale, ka bllokuar rreth 300,000 ton fertilizues rus në portet evropiane që duhet të shkonin drejt Afrikës”.

“U deshën plot gjashtë muaj për të çliruar ngarkesën e parë prej 20,000 ton drejt Malauit, ndërsa vetëm dje u realizua dërgimi i fertilizuesve për Kenian, dërgesa për Nigerinë pritet në të ardhmen e afërt”.

Lavrov shtonte se kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur konfliktin.

“Perëndimi insiston se nuk ka bazë tjetër për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë përveç formulës së Zelenskit, i cili kërkon të çlirojë Krimenë e rajonet lindore që të vrasë rusët aty, prandaj konkluzioni është i thjeshtë, BE mbështet genocidin”.

Homologu nga Burundi, Albert Shingiro, mbështeste vizitorin rus.

“Burundi ka zgjedhur të jetë në anën e zgjidhjeve dhe jo të problemeve. Ne mbajmë një pozicion asnjëanës, një pozicion neutraliteti për të parandaluar që konflikti të mos vijë në rajonet tona, dhe as në kontinentin afrikan”.

Lavrov premtonte asistencë ruse në teknologjinë energjetike të Burundit.

“Presidenti i Burundi konfirmoi interesin e tij në teknologjinë ruse si ajo e energjisë bërthamore dhe krijimin e industrisë korresponduese në vend”.

“Kjo do të realizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje për energjinë civile bërthamore dhe kompletimin e një memorandumi për trajnimin e personelit nga Burundi në fushën atomike paqësore”, shtoi Lavrov.

FOTO GALERI
1/3
"Udhëheqja e BE, në përputhje me praktikat e zakonet koloniale, ka bllokuar rreth 300,000 ton fertilizues rus në portet evropiane që duhet të shkonin drejt Afrikës”, tha Lavrov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA